A mund të unifikohen partitë rreth këtij dokumenti për dialogun me Serbinë

A mund të unifikohen partitë rreth këtij dokumenti për dialogun me Serbinë

Një dokument kornizë që parasheh se si duhet të zhvillohet dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë, thuhet t’i ketë bërë bashkë partnerët e koalicionit, përplasja e së cilëve kryesisht ka të bëjë me udhëheqjen e Presidentit Thaçi në këtë proces, e ndaj të cilit kategorike ka qenë Nisma Social Demokrate. Ndonëse ende jo zyrtarisht, raportohet se i gjithë koalicioni është dakorduar për ta përkrahur këtë dokument.

I njëjti, do ju dërgohet edhe partive opozitare, qasja e së cilave po ashtu është e ditur. LDK, sikurse edhe Vetëvendosje, e njësoj edhe PSD’ja, e kanë bërë të qartë pikëpamjen e tyre ndaj Thaçit si kryenegociator.

Megjithëse pritet të shihet qëndrimi i tyre pas këtij dokumenti që përmban shumë pika, e rrjedhimisht edhe vijat e kuqe ndaj shtetit serb.

 

 

COMMENTS