A mund të ndodhë arrestimi i Vuçiq nëse shkon në Drenicë? flet Behgjet Pacolli

A mund të ndodhë arrestimi i Vuçiq nëse shkon në Drenicë? flet Behgjet Pacolli

Qeveria e Kosovës ia ka anuluar lejen presidentit serb, Aleksander Vuçiq për të shkuar në zonën e Drenicës.

Megjithatë, në bazë të raportimeve të mediave serbe ai është nisur për të vizituar fshatin Banjë të Skënderajt, shkruan lajmi.net.

Lajmi.net ka kontaktuar me ministrin e Jashtëm, Behgjet Pacollin, të cilin e ka pyetur se nëse në rast se Vuçiq shkon në Drenicë a mund të ndodhë arrestimi i tij.

E përgjigja e Pacollit ishte se nuk e di se si Vuçiq mund të arrijë atje, pasi që të gjitha rrugët për në Banjë janë të bllokuara.

Ai tutje ka thënë se më e mira e gjithë kësaj do të ishte që Vuçiq ta anulojë vizitën e tij në Banjë.

“Nuk e di se si ai do të shkojë atje. Qeveria e ka tërhequr lejen që ai ta vizitojë atë zonë. Më e mira do të ishte që ai të anulojë vizitën atje dhe të mos shkojë. Tash do të shohim”, ka thënë Pacolli.

Kujtojmë se një numër i madh i qytetarëve po protestojnë kundër vizitës së Vuçiqit në fshatin Banjë të Skënderajt.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19