A ju kujtohet Robinho? Ja për cilën skuadër ka nënshkruar

A ju kujtohet Robinho? Ja për cilën skuadër ka nënshkruar

Ish sulmuesi i Real Madridit, Manchester Cityt dhe Milanit, Robinho, ka nënshkruar me liderët e Superligës së Turqisë, skuadrën Istanbul Basaksehir.
34 vjeçari brazilian ka vendosur të ndërrojë skuadër, por të mbetet akoma në Superligën e Turqisë.

Robinho pjesën e dytë të sezonit do të jetë pjesë e Istanbul Basaksehir, duke u larguar nga Sivassor, pjesë e cilës skuadër ishte për një vit.

Sulmuesi brazilian ka qenë në formë të mirë këtë sezon në Turqi, duke shënuar tetë gola për Sivasspor, për t’u renditur si golashënuesi i tretë më i mirë në Turqi, shkruan lajmi.net.

Basaksehir ka njoftuar se ka arritur marrëveshje me Robinhon, me të cilin kanë nënshkruar kontratë prej një viti e gjysmë.

Te Basaksehir, Robinho do të luajë me ish bashkëlojtarin e tij, Emmanuel Adebayor, dhe ishin sulmuesin e Barcelonës, Arda Turan./Lajmi.net/

 

COMMENTS