60-vjeçari që vdiq sot në Pejë nga COVID-19, punonte në “Birra Peja”

60-vjeçari që vdiq sot në Pejë nga COVID-19, punonte në “Birra Peja”

Gjatë ditës së sotme një 60-vjeçar nga Peja ka vdekur si pasojë e infektimit me COVID-19. Lajmin për vdekjen e këtij personi e ka konfirmuar për Express, drejtori për Shëndetësi në Komunën e Pejës, Petrit Loci.

“Mund të ju konfirmoj se një person i moshës 60-vjeçare ka vdekur si pasojë e koronavirusit. “Ka disa ditë që është duke u trajtuar në Klinikën Infektive”, tha Loci.

E personi që vdiq nga Covid-19 sot në Pejë është Adnan Gashi, 60 vjeç, i cili është zyrtar i lartë në kompaninë “Birra Peja”.

Gashi ishte infektuar nga COVID-19 ditë më parë dhe po trajtohej intensivisht në Klinikën Infektive në QKUK.

Për vdekjen e Gashit, bëri të ditur edhe vajza e tij përmes një njoftimi mortor.

”Sot na u shua drita e syve, një yll u rrëzua nga qielli. Shpejtë ike 😔! Shpresuam shumë që përsëri do na e kthesh lumturinë, shpresuam që do të vazhdojmë harmoninë tonë. Ishim, jemi dhe do t ‘krenohemi gjithmonë për fjalët dhe veprat e tua, babi! Vështirë të shkruaj për ty, shkove por nuk u ktheve më”, përfundon reagimin Orinda Gashi.

Më 11 gusht, betejën me COVID-19 e humbi edhe drejtori i ”Birra Peja”, Ernest Jusufi.

 

COMMENTS