60 % e votave: Vetëvendosje e merr epërsinë

60 % e votave: Vetëvendosje e merr epërsinë

Në numërimin e 60 për qind të votave, Lëvizja Vetëvendosje ka marrë epërsinë ndaj LDK’së me 0.05 për qind të votave, që në numra i bie 250 vota dallim.

460 mijë vota janë numëruar deri tash, e VV-ja po prin për herë të parë ndaj LDK-së me diferencë të vogël.

117.831 vota i ka deri tash Vetëvendosje, ndërsa 117.589 vota i ka LDK-ja.

Pas tyre është PDK-ja me 21.72 për qind të votave.

 

COMMENTS