44-vjeçari vret veten duke u hedhur nga ura në Gjakovë

44-vjeçari vret veten duke u hedhur nga ura në Gjakovë

Një 44-vjeçar ka vrarë veten duke u hedhur nga ura e fshatit Meqë në Gjakovë. Policia ka konfirmuar rastin për Gazeta Express.

N.K., 44 vjeç, dyshohet të jetë hedhur nga ura me lartësi 10-15 metra e fshatit Meqë, pak kilometra larg Gjakovës.

Policia ka konfirmuar rastin për Gazetën Express, të cilin po e heton si vetëvrasje.

“Në rrugën Gjakovë-Klinë në fshatin Meqë një person është hedhur nga ura e lartë 10-15 m. Pas marrjes së informacionit në vend të ngjarjes kanë dalë patrullat policore me njësitin e hetimeve dhe janë njoftuar ambulanca dhe njësiti i zjarrfikësve”, njofton Policia e Gjakovës.

“Në vendngjarje është gjetur viktima pa shenja jete, vdekja është konfirmuar nga ekipi mjekësor. Për momentin nuk dihen shkaqet e këtij incidenti, por dyshimet e para janë që viktima ka kryer vetëvrasje. Inicialet e viktimës N.K, 1974”, thekson PK për Gazeta Express.

 

COMMENTS