4 të vdekur dhe 133 raste të reja me Covid në Shqipëri,

4 të vdekur dhe 133 raste të reja me Covid në Shqipëri,

4 persona kanë ndërruar jetën në 24 orët e fundit prej koronavirusit.

Lajmin e ka përcjellë Ministria e Shëndetësisë, e cila saktësoi se kanë rezultuar me Covid 133 persona nga 820 testime , ndërsa të shëruarit në këto 24 orë janë 75 pacientë.

Në dy spitalet Covid janë aktualisht të shtruar 180 pacientë, mes të cilëve 17 në terapi intensive dhe 6 të intubuar. Numrit të lartë të të shtruarve i shtohen dhe 45 qytetarë të tjerë, të cilët pavarësisht se e kanë kaluar Covid, kanë shfaqur problematika në shëndetin e tyre e për pasojë janë të hospitalizuar.

 

COMMENTS