30 bomba benzine hidhen në polici [Video]

30 bomba benzine hidhen në polici [Video]

Më shumë se 30 bomba benzine janë hedhur të shtunën (7 korrik) gjatë trazirave në Londonderry, shkruan Gazeta Lajm

Tre bomba benzine u hodhën kryesisht në shatërvanin Protestant, njëra prej të cilave shkaktoi zjarr.

Sipas BBC, policia u sulmua me më shumë se 30 bomba benzine, si dhe tulla e shishe.

Inspektori Gordon McCalmont e quajti atë “një sulm për komunitetin”.

“Unë do të doja të shpreh falënderimet dhe admirimin tim për ata në komunitet dhe kolegët e mi që punuan pa u lodhur për të minimizuar ndikimet e këtij çrregullimi dhe për të sjellë situatën nën kontroll. Unë gjithashtu do t’u apeloja atyre në komunitet që të përdorin ndikimin e tyre për të na ndihmuar të ruajmë kontrollin e situatës në mënyrë që të mos përsëritet kjo sjellje”, tha ai.

Në fund shtoi se do të vendosen burime për zbuluar përgjegjësit.

 

 

COMMENTS