28-vjeçarja vdes pasi goditet nga vetura në Komoran, policia arreston shoferin

28-vjeçarja vdes pasi goditet nga vetura në Komoran, policia arreston shoferin

Një 28-vjeçare ka ndërruar jetë pas goditjes nga vetura në rrugën Komoran – Carralevë, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Rastin e ka konfirmuar për Express Policia e Kosovës, rajoni në Prishtinë.

“Sot rreth orës 12:00, në rrugën Komoran – Carralevë, ka ndodhur një aksident trafiku, ku për pasojë një person (këmbësore) ka vdekur. Në këtë aksident kanë qenë të përfshirë një automjet i tipit Mercedes dhe një këmbësore”, thuhet në njoftim të policisë.

Viktima mësohet se është XH.A, 28-vjeçare, derisa policia ka njoftuar se ka arrestuar ngasësin e automjetit.

“Si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore ka pësuar këmbësorja: Xh. A., femër 28 vjeç, e cila nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra dhe e njëjta ka ndërruar jetë. Vdekja e viktimës është konfirmuar nga ekipi mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Komoran. Ngasësi i automjetit Mercedes, B.Z., 53 vjeç, mashkull, është arrestuar dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit, i është shqiptuar masa e ndalimit prej 48-orësh. Trupi i viktimës është dërguar në Institutin e mjekësisë Ligjore për obduksion”, kanë njoftuar nga policia. /GazetaExpress.

 

COMMENTS