15 orë brenda frigoriferit në -25 gradë celsius, zbulohet vdekja e tmerrshme e 39 personave që u nisën për Angli

15 orë brenda frigoriferit në -25 gradë celsius, zbulohet vdekja e tmerrshme e 39 personave që u nisën për Angli

Lajmi i djeshëm nga Britani e Madhe, ku tregonte për vdekjen e 39 personave shokoi mbarë botën. 39 viktimat u gjendën të vdekur brenda një kamioni.

Ekspertët kanë filluar hetimet dhe bëhet e ditur se viktimat kanë pasur një vdekje të ngadaltë dhe të tmerrshme. 38 të rinj dhe një adoleshent kishin si denstinacion Mbretërinë e Bashkuar dhe vendosën të iknin atje në mënyrë ilegale.

Ata hipën në kamion për të mbërritur në destinacion, por mbërritën të vdekur në Britaninë e Madhe. Ekspertët thonë se emigrantët u futën në brenda frigoriferëve. Mendohet se temperaturat brenda frigoriferit kanë qenë -25 gradë celsius.

Ekspertët thonë se thirrjet e tyre për ndihmë ranë në vesh të shurdhët pasi shoferi nuk i dëgjonte dot. Vdekja e tyre ishte e ngadaltë dhe e tmerrshme pasi kaluan mbi 15 orë udhëtim në temperatura -25 gradë celsius.

Kur kamioni mbërriti në Britaninë e Madhe, nuk kishte gjë tjetër veçse një ‘tufë’ me trupa të vdekur.

 

COMMENTS