15 dele ‘regjistrohen’ në shkollën franceze, kjo është arsyeja

15 dele ‘regjistrohen’ në shkollën franceze, kjo është arsyeja

Një fermer ka regjistruar 15 dele në një shkollë fillore franceze për të rritur numrin e nxënësve, pasi autoritetet paralajmëruan se do ta mbyllnin një klasë.

Në shkollën “Jules Ferry” në Crets-en-Belledonne, një fshat në Alpet e Grenbole-s, numri i nxënësve ra nga 266 në 261, shkruan bbc.

Duke marrë një veprim sfidues, Michel Girerd vendosi të regjistrojë simbolikisht disa prej deleve të tij. Në mesin e ‘nxënësve’ të rinj, tash janë edhe Baa-Bete, Dolly dhe Shaun.

Girerd u shfaq para shkollës me 50 dele të tij, në një ceremoni të veçantë, ku morën pjesë rreth 200 persona, në mesin e tyre nxënës, mësues e zyrtarë.

Gjatë kësaj kohe, fëmijët mbanin në duar pankartat me mbishkrimet “Ne nuk jemi dele”

 

COMMENTS