1 mijë e 244 raste aktive me koronavirus në Kosovë

1 mijë e 244 raste aktive me koronavirus në Kosovë

Në vendin tonë sot janë raportuar edhe 122 raste të reja me koronavirus, duke çuar kështu numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2 mijë e 799.

Ndërsa, aktualisht në Kosovë janë të shëruar 1 mijë e 506 persona, derisa 49 të tjerë kanë humbur jetën.

Sipas këtyre statistikave, aktualisht janë edhe 1 mijë 244 raste aktive me koronavirus në vendin tonë.

Komuna e Prishtinës vazhdon të jetë vatra më e madhe në nivel vendi me COVID-19.

Vetëm sot në këtë komunë sipas të dhënave zyrtare të IKSHPK’së janë konfirmuar edhe 41 raste të reja, duke çuar kështu totalin në 625.

Aktualisht në këtë komunë janë 472 raste aktive me koronavirus, të shëruar 149 dhe 4 të vdekur.

Ndërkohë, sot më 29 qershor 2020, janë shëruar 81 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 1.506 raste.

 

COMMENTS

COVID-19 Statistika

Këtu i keni informatat e fundit lidhur me pandeminë COVID-19