​Ylli i Barcelonës: Është e çuditshme që klubi nuk më ka ofruar kontratë të re

​Ylli i Barcelonës: Është e çuditshme që klubi nuk më ka ofruar kontratë të re

Barcelona u largua nga stadiumi i Atletico Madridit, Wanda Metropolitano, me një pikë pas barazimit me rezultat 1-1 të shtunën, por Jordi Alba ishte më i zhgënjyer me problemet që ai i ka me klubin jashtë fushës.
Kontrata e mbrojtësit spanjoll të krahut të majtë me klubin katalonas përfundon gjatë verës së vitit 2020, por Alba ka bërë të ditur se drejtuesit e klubit ende nuk i kanë ofruar atij kontratë të re, transmeton Gazeta Express.

“Nuk kam asnjë lajm. Nuk e di se çfarë mendon klubi për mua dhe është e çuditshme sepse unë nuk kam edhe shumë kohë në kontratën time”, ka thënë Alba në një intervistë pas ndeshjes kundër Atleticos.

“Qëllimet e mia janë që ta përfundojë karrierën time këtu, por do ta shohim se çfarë do të ndodhë pasi që unë nuk i di qëllimet e tyre ose kur mendojnë ata se është koha e duhur që të më thërrasin për të biseduar për këtë gjë”.

Alba është kërkuar nga Manchester Unitedi gjatë afatit kalimtar të verës, si dhe tani është pjesë e planit të Juventusit për ta krijuar një super skuadër. Megjithatë, Alba ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë më katalonasit. /Gazeta Express/

 

 

COMMENTS