​Karikatura e ditës: Mourinho e imiton Furyn

​Karikatura e ditës: Mourinho e imiton Furyn

Protagonist për Karikaturën e Ditës të Goal.com për ditën e enjte është trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, i cili arriti ta sigurojë një barazim në ndeshjen kundër Arsenalit, ngjashëm me boksierin Tyson Fury, i cili është tifoz i “Djajve të kuq”.
Wilder e mbrojti titullin kampion bote në kategorinë e rëndë divizioni ËBC pas meçit ndaj Tyson Fury, i cili mbaroi me barazim në Staples Centre të Los Angeles të dielën në mëngjes, transmeton Gazeta Express.

Një nokaut në rundin e fundit, 12, doli të jetë vendimtar që lufta të shpallej e barabartë, me britanikun Fury që po udhëhiqte me pikë deri në atë moment. Tani është bërë e ditur se do të zhvillohet një rimeç në maj apo qershor të vitit të ardhshëm.

Edhe skuadra e preferuar e Furyt, Manchester Unitedi, e arriti një rezultat të ngjashëm me të, pasi që barazoi 2-2 në ndeshjen e mbrëmshme kundër Arsenalit në Old Trafford, ku ishte i pranishëm edhe vetë boksieri me prejardhje nga Mançesteri.

Një gabim i David de Geas bëri që Shkodran Mustafi ta kalojë në epërsi Arsenalin në minutën e 26-të, megjithatë rezultati u barazua përmes golit të shënuar nga Anthony Martial. Pastaj, në minutën e 68-të, Alexandre Lacazette arriti ta shfrytëzojë një gabim të Marcos Rojo për të kaluar përsëri në epërsi. Rezultati u barazua vetëm një minutë më vonë, kur për Unitedit shënoi Jesse Lingard.

“Derisa boksieri Tyson Fury shikonte, Jose Mourinho arriti ta përmbysë rezultati edhe në një ndeshje tjetër dhe Manchester Unitedi luftoi për një barazim me Arsenalin të mërkurën!”, shkruhet në mbishkrimin e Goal.com. /Gazeta Express/

 

 

COMMENTS