​Karikatura e Ditës: Modric i jep fund dominimit të Messit dhe Ronaldos

​Karikatura e Ditës: Modric i jep fund dominimit të Messit dhe Ronaldos

Protagonisti i Karikaturës së Ditës të Goal.com për ditën e martë është mesfushori kroat i Real Madridit, Luka Modric, i cili arriti ta fitojë Topin e Artë këtë vit, duke i dhënë fund kështu dominimit të Cristiano Ronaldos dhe Lionel Messit.

Në vitin 2007, ish-sulmuesi brazilian i Milanit, Kaka, e fitoi Topin e Artë, pasi kishte arritur ta fitonte titullin e Ligës së Kampionëve me kuqezinjtë, si dhe Superkupën e Evropës, shkruan Gazeta Express.

Që nga ai vit, një dekadë kaloi dhe fituesit e vetëm të këtij çmimi ishin Cristiano Ronaldo dhe Lionel Messi, të cilët tani kanë grumbulluar secili nga pesë Topa të Artë në kabinetin e madh të trofeve të tyre.

Mirëpo, këtij dominimi 10-vjeçar i dha fund mbrëmë Modrici, i cili arriti ta fitojë Topin e Artë, pasi e fitoi titullin e Ligës së Kampionëve me Real Madridin dhe arriti të shkojë deri në finale të Kupës së Botës me Kombëtaren e Kroacisë.

Pikërisht këtë gjë e ka theksuar në karikaturën e tij Omar Momani. Ai e ka ilustruar Kakan duke ia gjuajtur Topin e Artë Modricit, mbi kokat e pesë Ronaldove dhe pesë Messive.

“Për herë të parë pas 10 vjetëve, fitues i Topit të Artë nuk është zgjedhur Cristiano Ronaldo ose Lionel Messi! Urime për Luka Modricin!”, shkruan Goal.com në mbishkrimin e karikaturës së ditës, të punuar nga Omar Momani. /Gazeta Express/

 

 

COMMENTS