​Biznesmeni: E vrava dhe ia masakrova organet gjenitale yllit të futbollit sepse ma dhunoi gruan

​Biznesmeni: E vrava dhe ia masakrova organet gjenitale yllit të futbollit sepse ma dhunoi gruan

Biznesmeni i cili akuzohet se e ka vrarë futbollistin brazilian, Daniel Correa Freitas, ka thënë se ai e ka bërë këtë gjë pasi që e kishte zënë mesfushorin në të brendshmet e tij duke tentuar t’ia përdhunonte gruan.

Trupi i yllit të Sao Paulos u zbulua në Sao Jose dos Pinhais, një qytet në jug të Brazilit, dhe organet gjenitale të tij kishin qenë të prera. I akuzuari për këtë krim është Edison Brittes Junior, 38-vjeçar, gruaja e tij, Cristiana Brittes, dhe vajza e tyre 18-vjeçarem Allana Brittes, transmeton Gazeta Express.

“Danieli kishte hyrë brenda, ishte zhveshur dhe e kishte mbyllur derën. Unë trokita në derën e dhomës sime dhe kur e hapa, ai është duke qëndruar mbi bashkëshorten time, përderisa ajo bërtiste dhe përgjërohej për ndihmë”, ka thënë Brittes Junior.

“Çdo burrë do ta bënte atë që e bëra unë sepse ajo grua nuk ishte bashkëshortja ime, ishte çdo grua braziliane. Mund të kishte qenë vajza, motra, nëna apo bashkëshortja juaj. Në atë moment, ishte bashkëshortja ime, Cris, me të cilën kam qenë i martuar për 20 vjet”.

“Mediat kanë thënë shumë gjëra. Bashkëshortja ime nuk kishte asnjëherë diçka me Danielin, e lëre më me vajzën time. Spekulimet gjithmonë ndërhyjnë, por e vërteta do ta dalë në shesh. Unë e di çfarë kam bërë, dua që të gjithë të mendojnë se çfarë do të bënin për ta mbajtur integritetin moral të familjes dhe për t’i ndihmuar një gruaje të vogël dhe të ndjeshme”./Gazeta Express/

 

 

COMMENTS