​Bellew nokautohet nga Usyk, ky i fundit e sfidon Joshuan

​Bellew nokautohet nga Usyk, ky i fundit e sfidon Joshuan

Tony Bellew u bë mbrëmë viktima e fundit në listën e boksierit ukrainas, Oleksandr Usyk, i cili e nokautoi anglezin në rundin e tetë të meçit. Tani, ukrainasi e ka arritur rekordin prej 16 meçeve pa asnjë humbje.

Gjithashtu, ai i ka mbrojtur me sukses titujt botërorë WBA, WBC, IBF, WBO dhe The Ring Magazine, përmes kësaj fitoreje kundër anglezit, transmeton Gazeta Express.

Usyk tanimë i ka vënë sytë e tij te kampioni i botës, Anthony Joshua, të cilën e ka sfiduar për një meç. Joshua, i cili është i pamposhtur në 22 meçe si profesionist, i mban titujt e WBA (super), IBF dhe WBO.

Kampioni anglez, Joshua, është ende duke kërkuar për një kundërshtar për meçin të cilin do ta zhvillojë më 13 prill të vitit 2019, dhe tani duket se USYK është i gatshëm të përballet edhe me një anglez tjetër.

“Jam në rrugën e duhur drejt meçit kundër Anthony Joshuas”, ka thënë Usyk pas meçit kundër Bellew.

Edhe Dilian Whyte është pretendent për ta sfiduar Joshuan, megjithatë planet e tij mund të dështojnë nëse ai humbë në meçin kundër Dereck Chisoran më 22 dhjetor. Edhe Deontay Wilder vazhdon të përmendet si kundërshtari i mundshëm për Joshuan. /Gazeta Express/

 

 

COMMENTS