​Ardhja e Messit në Barcelonë që e ndryshoi historinë e klubit

​Ardhja e Messit në Barcelonë që e ndryshoi historinë e klubit

Në shtator të vitit 2000, një djalosh i ri, plot me shpresa dhe ëndrra, shkoi në Barcelonë, bashkë me babanë e tij, Jorge Messi. Në atë kohë, askujt nuk i kishte shkuar në mendje se Messi do të bëhej një ditë futbollisti më i mirë i të gjitha kohëve.

Megjithatë, kjo gjë nuk ishte aspak e lehtë për argjentinasin, i cili në një moment ishte shumë afër paketimit të gjërave të tij dhe të kthehej në vendlindjen e tij, Rosario, transmeton Gazeta Express.

Barcelona kishte hezituar në fillim dhe Lionel Messi kishte qëndruar i mbyllur në një hotel pasi që klubi nuk kishte guxim ta merrte hapin për ta futur në skuadër atë. Kjo gjë vazhdoi deri në ardhjen e Josep Minguella dhe Carles Rexach, të cilët e blenë zyrtarisht Messin, duke nënshkruar në një

Por, virtyti më i mrekullueshëm i Messit ishte se ai nuk e humbi besimin asnjëherë dhe vazhdoi të punojë me shumë mund. Ai ishte ambicioz dhe i tejkaloi këto gjëra me hap shumë të shpejtë. Përkundër gjatësisë, ai gjithmonë luante kundër lojtarëve më të mëdhenj një moshë se ai dhe askush nuk arrinte ta ndalonte atë.

Ai ishte pjesë e një skuadre të të rinjve që hyri në histori të klubit, e drejtuar nga Tito Vilanova, ku merrnin pjesë edhe lojtarë të tjerë si Cesc Fabregas dhe Gerard Pique.

Pastaj kishte qenë Frank Rijkaardi trajneri i cili e kishte në dorë talentin 17-vjeçar. Rijkaard ia dha për herë të parë mundësinë Messit të udhëtonte me ekipin e parë për ndeshjen kundër Portos, kur kishte udhëtuar me Ronaldinhon, Deco dhe Samuel Etoo.

Ëndrra e tij më në fund kishte filluar të bëhej realitet dhe Messi filloi të kishte gjithmonë e më shumë rëndësi brenda zhveshtores. Atij nuk iu desh kohë e gjatë për të filluar t’i fitonte të gjithë titujt e mundshëm, si me ekip ashtu edhe individualisht.

Ai ka fituar gjithçka me Barcelonën, megjithatë Kupa e Botës mbetet titulli i vetëm që ai nuk e posedon në kabinetin e tij të madh të titujve. Por, në sytë e shumë tifozëve të futbollit, ai është lojtari më i mirë i dekadës së fundit e ndoshta edhe në histori. Kapaciteti i tij për t’u përmirësuar nuk ka kufij, pasi që çdo sezon ai ka arritur të përmirësohet.

Së pari, ai na habiti të gjithëve me golin e mrekullueshëm kundër Getafes, që u pasua me një numër të jashtëzakonshëm të golave të shënuar. Ai është një pasues i mrekullueshëm dhe e ka shpikur pozitën e “sulmuesit të rremë”, është i mrekullueshëm në gjuajtjet e lira dhe tani është edhe një kapiten mbresëlënës. /Gazeta Express/

 

 

COMMENTS